Loading…

Talibanët tek Putin: Trump i përzuri, shkuan tek armiku i vjetër Rusia

  • 14/09/2019 | 10:01

Talibanët tek Putin: Trump i përzuri, shkuan tek armiku i vjetër Rusia

Ekipi negociator i talibanëve të Afganistanit shkuan për vizitë në Moskë njoftoi përfaqësuesi i tyre Mulla Mohammad Stanikzay, transmeton Gazeta Metro.


Ata shkuan në Moskë disa ditë pasi Presidenti Amerikan, Donald Trump, deklaroi se negociatat me ta kanë marrë fund.

Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, nga Doha në Qatar deklaroi se delegacioni ishte takuar me Zamir Kabulov, të dërguarin e Vladimir Putin për Afganistan njofton agjencia ruse e  lajmeve, Tass.

Kjo është vizita e parë zyrtare e tyre pas prishjes së negociatave me SHBA’të, e delegacionin e udhëheqë Mulla Mohammad Stanikzay.

Kjo është hera e dytë që Moska ishte nikoqir i negociatave mes talibanëve dhe qeverisë së Kabul.

Ish Bashkimi Sovjetik, ‘lavdinë’ e të cilës po provon ta rikthejë Vladimir Putin, kishte luftuar kundër ‘muxhahedinëve’ në Afganistan në vitet e tetëdhjeta në Afganistan dhe kishin pësuar disfatë të turpshme. Mendohet se ajo luftë ishte çka i solli edhe rënien  e Bashkimit Sovjetik. Atëkohë ishin amerikanët që ndihmuan afganët të luftonin kundër rusëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë