Loading…

Tallen me arsyetimin e zëvendëses së Biden për krizën me imigrantë ilegalë në kufi me Meksikën

  • 09/06/2021 | 14:55

Tallen me arsyetimin e zëvendëses së Biden për krizën me imigrantë ilegalë në kufi me Meksikën

Zëvendës presidentja e SHBA’së Kamala Harris gjatë një interviste tashmë që po vlerësohet dështim i madh i saj në detyrën e parë që ju dha nga presidenti amerikan Biden gjeti një arsyetim të çuditshëm për t’iu shmangur çështjes, transmeton Gazeta Metro.


Kamala Harris si detyrë ju dha nga Biden të merret me situatën në kufirin jugor të SHBA’së, që pushteti demokrat refuzon ta vlerësoj si krizë me gjithë fluksin e madh të imigrantëve ilegalë.

Raportohet se rreth 1 milion imigrantë ilegalë janë zënë nga Rojet Kufitare të Shteteve të Bashkuara që nga tetori i 2020’s, ndërsa 170 mijë janë kapur vetëm në muajin maj sipas të dhënave të fundit të agjencive amerikane. Këto shifra janë më të lartat në 15 vitet e fundit.

Më lehtë nuk mund të ishte intervista për Kamala Harris dhe aty dështo sipas shumë njerëzve. Në programin Today të NBC ajo u pyet nga gazetari se përse nuk e ka vizituar kufirin jugor edhe pas muajsh që u caktua të merrej me këtë çështje. Ky rrjet televiziv nuk njihet për afërsi me konservatorët e programi Today nuk njihet për këmbëngulje në hetime të ngjarjeve.

“A keni plane të vizitoni kufirin?” kishte pyetur Holt.

“Në një periudhë, e dini, ne do të shkojmë tek kufiri, ne ishim tek kufiri” pretendoi Harris.”Pra e gjithë kjo, kjo gjë me kufirin. Ne kemi qenë tek kufiri.”

“Ju nuk keni qenë tek kufiri” reagoi gazetari Holt.

Reagimi i saj ishte i habitshëm për zëvendës presidenten Harris pasi vendosi të përgjigjet me “unë nuk kam qenë as në Europë, nuk po e kuptoj argumentin”.

Gazetari Holt ja bëri me dije Harris se po e theksonte këtë argument pasi ishte i zakonshëm nga republikanët. Republikanët nuk e lëshojnë rastin për t’ia përmendu këtë fakt Harris dhe administratës Biden se po provojnë të zhvlerësojnë krizën duke mos u marrë me të. Kritikët nga krahu tjetër tallen se gazetari ja kishte vënë në penallti këtë pyetje që Harris ta godiste me përgjigje  por ajo bëri çfarë bëri.

Në krahun opozitar republikan po e tallin Kamala Harris fillimisht që tha se nuk ka qenë as në Europë – pasi SHBA nuk ka kufi m Europën por një oqean mes tyre – por nuk po ndalen vetëm me kaq por po e vlerësojnë si jo kompetente për këtë detyrë, madje shkuan aq larg sa thanë se e gjitha çka tha në vizitën e saj në Guatemala rreth çështjes së imigrimit ilegal ishte kopje e politikave të ish presidentit amerikan Trump. Kjo kritikë ju ka shtruar Harris edhe nga krahu tjetër, nga aleatët majtistë të demokratëve, me të njëjtën akuzë, ‘po flet si Trump’.

Administrata Biden ka hequr të gjitha kufizimet e vendosura nga pushteti paraprak amerikan për të ndaluar imigrimin ilegal që kishte ndaluar atë me mjaft sukses.

Trajtimi i imigrantëve ilegal – posaçërisht fëmijëve në qendrat e imigrimit – ishte përdorë në fushatë zgjedhore nga Biden dhe demokratët për të sulmuar republikanët dhe Trump, megjithëse ato qendra ndalimi në kufi dhe politikat për trajtimin e tyre ishin miratuar nga administrata Obama.

Pas zgjedhjeve në nëntor të 2020’s imigrimi ilegal shpërtheu në një fluks të papërmbajtur në kufi me Meksikën politikat e administratës Biden janë vlerësuar si të dështuara dhe shkaktare.

Mediat konservatore amerikane e kritikojnë mediat më tradicionale amerikane se hapur mbështesin agjendën e administratës amerikane deri në servilizëm. Intervista e fundit në CNN me Jen Psaki, zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë nga Brian Stelter ishte tallur egër në opinionin publik amerikan pasi nuk kishte asnjë pyetje të vështirë për politikat e administratës dhe madje Stelter e kishte pyetur “se çfarë gabimi po bëjnë mediat në qasje me administratën?”. Këtë pyetje as nuk do ta ëndërronte dikush në kohën e administratës paraprake nga CNN./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë