Loading…

Tallet gazetari boshnjak: Nëse s’ka kënduar Dacici, kjo ndejë nuk ia vlen

  • 03/11/2021 | 22:55

Tallet gazetari boshnjak: Nëse s’ka kënduar Dacici, kjo ndejë nuk ia vlen

Gazetari boshnjak, Aleksander Brezar ka ironizuar me darkën e sontme në Beograd të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me liderët serbë, Aleksander Vuçiq dhe Ana Bërnabiq si dhe kryeministrin malazez e zv/kryeministrin maqedonas.

Brezar në një postim në Twitter, është shprehur se “kjo ndejë s’ka kuptim nëse aty s’ka kënduar Daçiq”, shkruan lajmi.net.

“Nëse Daçiq nuk ka kënduar ‘Miljacka’ kjo ndejë nuk ia vlen”, ka shkruar Brezar.

Kujtojmë se fotoja e darkës është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë