Loading…

Tani Albulena Haxhiu akuzon se partia e Isa Mustafës nuk po dëshiron bashkëpunim me VV’në

  • 17/10/2019 | 17:23

Tani Albulena Haxhiu akuzon se partia e Isa Mustafës nuk po dëshiron bashkëpunim me VV’në

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka njoftuar në lidhje me bashkëpunimin midis kësaj partie dhe Lidhes Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu në një intervisë për EkonomiaOnline ka thënë se VV ka vullnet për bashkëpunim, por nuk është parë i njëjti interes nga LDK.

“Ne kemi caktuar menjëherë atë ditë përfaqësuesin që do ta përfaqësojë VV-në në këto grupe punuese, përgjegjësia e këtyre grupeve do të jetë harmonizimi i programit qeverisës. Megjithatë nëse ekziston një vullnet politik për ta këndellur Kosovën, atëherë besoj që nuk do duhet që të ketë pengesa. Prandaj nëse ka vullnet, natyrisht që kjo është e mundur. Sa i përket VV-së, ne jemi jashtëzakonisht të hapur dhe shumë të interesuar që ky koalicion të bëhet, por nuk e kemi parë fatkeqësisht të njëjtin interes te Lidhja Demokratike e Kosovës. Këtu dua të shtoj se nuk kemi nevojë që të presim certifikimin e rezultateve, në qoftë se ne nuk bëjmë takime deri në certifikim, atëherë kjo për VV-në është kohë e humbur “- tha Haxhiu.

Ajo shtoi se ka ftuar nënkryetarin e Lidhjes Demokratike, Lutfi Hazirin që të tërhiqet nga deklaratat destruktive të cilat sipas saj, nuk i ndihmojnë fare bashkëpunimit me VV’në.

“Kam parë deklarata destruktive, sidomos të Lutfi Hazirit që nuk i ndihmo fare bashkëpunimit me VV-në dhe atij qeverisës, prandaj edhe sot kam ftuar atë që të tërhiqet nga këto deklarata të cilat nuk i ndihmojnë fare bashkëpunimit tonë qeverisës”, u shpreh Haxhiu.

Në fund ajo deklaroi se pas takimeve mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë arritur vetëm një marrëveshje për uljen e ministrive.

“Ne kemi pasur një takim ndërmjet përfaqësuesve të Vetëvendosje, pra kryetari jon me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. Ka qenë një takim optimist, në kuptimin e një bashkëpunimi qeverisës. Pra aty janë dakorduar se cili do të jetë numri i ministrive, për përfshirjen e barazisë gjinore në qeverisjen e ardhshme, për disa vendime që nuk duhen të qohen përpara qeveria Kurti, por më e rëndësishmja që janë dakorduar për grupet punuese”, ka përfunduar ajo.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë