Loading…

Tani mund të bëni like duke lëvizur fytyrën

  • 17/11/2016 | 19:03

Tani mund të bëni like duke lëvizur fytyrën

Rrjeti social Facebook do të shtojë edhe mundësi të tjera për përdoruesit e tyre, pasi bleu kompaninë e sapozhvilluar ‘FaceMetrics’.

Ky aplikacion bën regjistrimin e gjesteve të fytyrës dhe mund të përdoret nga Facebook në të ardhmen që njerëzit të mund të pëlqejnë ndonjë fotografi vetëm përmes lëvizjeve të muskujve të fytyrës.

Një burim nga Facebook i tha agjencisë franceze AFP se njerëzit po kërkojnë mënyra më të shpejta dhe më të lehta për të komunikuar përmes platformës, prandaj zhvillimet nuk do të ndalen me kaq.

Kështu, duket se rrjeti social më i përhapur në botë po e ndjen konkurencën nga kompani të tjera që kanë fituar territor në botën e teknologjisë si Snapchat. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë