Postimet do të kenë etiketat e shfaqura në fotografi dhe nëse klikohet mbi to atëherë do të shfaqet çmimi si dhe mundësia për ti blerë ato.
Instagrami i cili është nën pronësinë e Facebokut ka vendosur që të gjejë mënyra kreative për ti mbajtur të interesuar 500 milionë përdoruesit mujor që ata kanë momentalisht. Ky rrjet social ka bërë me dije që do të ofrojë mundësinë për blerje online.
‘’Telefonat e mençur kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit blejnë’’, ka shkruar rrjeti Instagram në postimin ku u njoftua për këtë gjë, raporton gazetametro.net.
Falë kësaj ju mund të shikoni produkte derisa jeni duke bërë punë tjera, ose edhe ti krahasoni çmimet online me ato të cilat i keni parë nëpër dyqane.
Mirror shkruan se do të jenë deri 5 produkte që do të shfaqen për një fotografi të vetme duke u lejuar përdoruesëve që të marrin më shumë informata për produktin në fjalë, apo edhe shitësin. Deri më tani Instagrami ka bërë marrëveshje me 20 shitës.
‘’Kjo mundësi e bënë Instagramin më të mirë për njerëzit sepse kur ju jeni të inspiruar, nuk është përvojë e knaqshme nëse nuk mund të ndërrmerni diçka dhe mësoni më shumë për atë’’, ka thënë për Business Insider drejtori i Instagramit për funksionimin e tregut, Jim Squires.
Kjo gjë pritet të fillojë në javën e ardhshme në Amerikë. Mirëpo nuk është bërë me dije se kur kjo do të jetë e mundur edhe për pjesën tjetër të njerëzve. /gazetametro.net