Loading…

Tanku rus përmes qytetit: Nuk është okupim, shkaku është edhe më interesant |PAMJE

  • 20/06/2019 | 14:00

Tanku rus përmes qytetit: Nuk është okupim, shkaku është edhe më interesant |PAMJE

Ndërsa është dashur vetëm ta heqë tankun nga karroceria deri sa të riparohet, transmeton Gazeta Metro

Javën e kaluar policia në Pajecznin polak pak para orës 22 ka marrë një thirrje të parëndomtë. Kur kanë ardhur në vendin e ngjarjes kanë parë një tank sovjetik T-55 të lënë mes rrugës kryesore, ndërsa pranë një burrë, i cili kishte qenë udhëtar në tank. Pak më tutje, të dehur ‘si toka’, e kanë gjetur edhe vozitësin.

Doli se 49-vjeçari është dashur vetëm ta heqë tankun nga karroceria, të presë deri sa të riparohet dhe ta kthejë prapa. Por, ai është nisur për një xhiro në qytet. Merret me mend se edhe nuk është dashur të jetë i dehur.

Policia e arreston burrin, por atëherë paraqitet një problem – merimanga nuk mund e bartë tankun. Për fat, pas disa orësh, u paraqitet një tanksit pensionist, shkruajnë mediet lokale.

Vozitësin e kanë mbajtur deri sa t’i dalë pija. Sipas ligjeve polake, për shkak të krijimit të rrezikut të madh për jetë dhe për pasuri, e kërcënon burgimi deri në 8 vite./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë