Loading…

Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit

  • 14/09/2018 | 08:29

Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët, shkruan sot Koha Ditore.

Me çmimet aktuale të energjisë, sipas raportit konsultativ të nxjerrë nga ZRRE-ja, do të arkëtoheshin rreth 10 milionë euro më tepër sesa shpenzimet e KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it. Me këtë arsyetim, ky institucion ka rekomanduar ulje të çmimit, në mënyrë që kjo tepricë të hiqet nga faturat e konsumatorëve.

Në raportin e ZRRE-së janë renditur arsyet e propozimit të uljes së tarifave, ku më kryesorja përmendet heqja e kostos së energjisë së pa faturuar për furnizim në veriun e Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë