Anëtarja e Delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës Dubravka Filipovski ka marrë pjesë në Strasburg në debatin mbi lirinë e medieve, ndërsa fjalimi i saj po i argëton përdoruesit e rrjeteve shoqërore, transmeton Gazeta Metro.
Fjalimi i saj, i cili në tërësi është mbajtur duke e lexuar, në një anglishte të keqe, ka shkaktuar vëmendje të madhe në rrjetet shoqërore, të cilat janë vërshuar nga komentet. Disa shqiptimin e saj e kanë cilësuar si “Tarzan english”, të tjerët “anglisht sipas Vukut” (linguistit serb). Një kometues. ndërkaq, ka shkruar: Sensacionale, Britania e Madhe padit dubravka Filipovskën për përqeshje të gjuhës angleze./gazetametro.net