Loading…
Tash janë lojtar të njohur në Evropë: Njihuni me disa nga lojtarët që dikur kanë veshur fanellën e Pescaras
  • 11/02/2019 | 16:37

Tash janë lojtar të njohur në Evropë: Njihuni me disa nga lojtarët që dikur kanë veshur fanellën e Pescaras

Kur dikush mendon për futbollin italian, emri Pescara 1936 nuk mund të iu bie menjëherë në mend para gjigantëve si Juventus, Milan, Inter e Roma, transmeton Gazeta Metro.


Në të vërtetë, historia e tyre ka qenë shumë e pazakontë që nga formimi i tyre 80 vjet më parë, klubi kryesisht luhatet midis niveleve të dyta dhe të treta të futbollit italian.

Në vitet e fundit, megjithatë, Pescara është bërë një klub gjithnjë e më i rëndësishëm, duke kaluar në Serie A dy herë në pesë vitet e fundit

Edhe pse gjatë këtyre dy sezoneve 2012/13 dhe 2016/17 ata nuk arritën të qëndronin në Serie A dhe përsëri u rikthyen në Serie B, Pescara ka lënë shumë gjurmë në futbollin italian me disa nga lojtarët që kanë luajtur këtu para se të bëheshin tani emra të medhenjë.

Disa lojtarë të mëdhenjë pavarësisht a janë zhvilluar në akademinë e klubit apo janë transferuar nga ndonjë skuadër tjetër, ata kanë veshur fanellën e Pescaras, përcjell Gazeta Metro.

Ne do të iu prezantojmë me disa nga ta:

Marco Verratti

Ardhur nga: Akademia e klubit.

Paraqitjet me klubin: 77 paraqitje (2 gola).

Rruga e karrierës: Pescara, PSG.

Vlera e transferimit nga Pescara te PSG: 12 milionë euro.

Ciro Immobile

Ardhur nga: Juventusi në form të huazimit.

Paraqitjet me klubin: 37 paraqitje (28 gola).

Rruga e karrierës: Juventus, Siena (huazim), Grosseto (huazim), Pescara (huazim), Genoa, Torino, Borussia Dortmund, Sevilla, Torino (huazim), Lazio.

Lorenzo Insigne

Ardhur nga: Napoli në form të huazimit.

Paraqitjet me klubin: 38 paraqtije (20 gola)

Rruga e karrierës: Napoli, Foggia (huazim), Pescara (huazim).

Lucas Torreira

Ardhur nga nga: Montevideo Wanderers.

Paraqitjet me klubin: 42 paraqitje (6 gola).

Rruga e karrierës: Pescara, Sampdoria, Arsenal./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë