Loading…
Tashmë edhe zyrtarisht: Aaron Ramsey është lojtari më i ri i Juventusit
  • 11/02/2019 | 20:31

Tashmë edhe zyrtarisht: Aaron Ramsey është lojtari më i ri i Juventusit

Tashmë edhe zyrtarisht, Aaron Ramsey, është lojtari më i ri i Juventusit, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi u zyrtarizua nga vet klubi italian. Ramsey do të i’u bashkohet kampionëve italian me 1 korrik të vitit 2019, vetëm një ditë pasi i skadon kontrata me klubin e Arsenalit.

Juve gjithashtu ka njoftuar se 28 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare, që do ta mbajë uellsianin në Torino deri në vitin 2023.

Ramsey do të transferohet te Juventusi me parametra zero, kurse klubi italian duhet të paguajë 3,7 milionë euro vetëm për ta regjistruar lojtarin si pjesë të tyre.

Ndryshe, Aaron Ramsey ka zhvilluar 256 ndeshje me Arsenalin në Premier Ligë dhe ka shënuar 61 gola./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë