Loading…

Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë

  • 06/06/2020 | 14:18

Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë

Task-forca e Federatës së Hendbollit të Kosovës për përballje me COVID-19 të premten ka qëndruar në Vushtrri dhe Mitrovicë.


Janë kryer kontrollimet mjekësore të hendbollisteve të Vushtrrisë dhe hendbollistëve të Trepçës, ndërsa janë dhënë këshilla për përballje me situatën e re të krijuar dhe për kthimin gradual në stërvitje e ndeshje, njofton FHK.

Në Vushtrri pos koordinatores Erlinda Hakaj dhe mjekut Granit Deva ishin edhe komesari i garave, Istref Sadriu dhe Avdullah Vojvoda, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Ndërkohë në Mitrovicë ishin ekipi i task-forcës në përbërje të njëjtë por ekipit iu bashkangjit edhe Gazmend Sahiti, specializant i Mikrobiologjisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë