Loading…

Tatimi në pronë: Kërkohet plotësimi i projektligjit

  • 01/04/2023 | 23:36

Tatimi në pronë: Kërkohet plotësimi i projektligjit

100 euro u zbritën e ndryshime në ligj u bënë. Megjithatë nga kjo, zor se do të mund të përfitojnë tatim paguesit e pronës, të paktën derisa të mbyllet afati i pagesave që është 30 prilli.


Kështu po thonë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pasiqë kalimi në Kuvend i Projektligjit thonë se mund të merr më shumë kohë.

“Kemi pas disa raste që nga 120-130 euro fatura ka shkuar në 600 euro, edhe nëse e heq 100 euro nuk ki me ja zgjidh problemin, prandaj ne kemi kërkuar vlerësim real dhe ndarje në nënzona.” tha Jeton Abazaj, Udhëheqës i Kolegjiumit të Financave dhe Buxhetit në AKK.

Ai tregon se nuk kishte konsultim paraprak rreth këtij vendimi dhe se u informuan nga mediat. Derisa potencon se problemi nuk zgjidhet në aspekt afatgjatë sepse përfshin faturat e sivjetme, e as nuk qartësohet se çfarë do të ndërmerret ndaj atyre që i kanë kryer pagesat deri në hyrjen në fuqi të ligjit.

E qytetarët megjithëse e mirëpresin vendimin, thonë se kjo do të duhej të rregullohej në aspekt afatgjatë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë