Loading…

Tayna merr dhuratën e veçantë, tregon kush e surprizon çdo ditë

  • 30/06/2020 | 16:22

Tayna merr dhuratën e veçantë, tregon kush e surprizon çdo ditë

Në kaq pak kohë në tregun muzikor, Tayna ka arritur të bëhet një nga reperet më të suksesshme shqiptare.


Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që janë kthyer menjëherë në hite. Padyshim, kjo ka bërë që reperja të ketë një numër të madh fansash brenda dhe jashtë vendit.

Madje, ajo qëndron pranë tyre duke publikuar momente nga jeta e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 1.4 milion ndjekës. Së fundmi, Tayna ka ndarë një detaj të veçantë, teksa ka publikuar një foto në Instastory.

Ajo ka treguar se surprizohet çdo ditë nga fansat e saj, të cilët i dërgojnë dhurata. “Kam fansat më të mirë. Ata më sjellin dhurata në shtëpinë e prindërve pothuajse çdo ditë. Faleminderit Aurita. Të dua!”, ka shkruar reperja krahas fotos që ka publikuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë