Loading…

Tayna seksi edhe nga karantina: Fotoja e fundit e saj mahnitëse

  • 26/03/2020 | 08:43

Tayna seksi edhe nga karantina: Fotoja e fundit e saj mahnitëse

Reperja Tayna ka postuar një foto ku lokacioni i saj figuron në Prizren.


Dihet se këngëtarja që nga data 14 mars kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj date në Kosovë Qeveria kishte ndaluar fluturimet nga SHBA megjithatë këngëtarja duket se ka gjetur një mënyrë dhe është kthyer.

Por, nuk dihet se si ajo ka arritur që të rikthehet në Kosovë pasi që Qeveria i ka pezulluar fluturimet nga të gjitha shtetet përpos atyre me leje speciale.

Nëse do të ishte me leje speciale Tayna tani do të duhej të ishte në karantinën që është në konviktet në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Ende nuk dihet se si ka arritur reperja që të shkojë në Prizren dhe mos të jetë në karantinë në konvikte.

Në foton që ajo ka postuar nga Prizreni ajo ka shkruar tashmë porosinë e zakonshme: Rrini në shtëpi.

Megjithatë, ende nuk dihet se a është bërë kjo foto tani nga Prizreni apo është një ripostim i reperes nga Amerika i kësaj foto.

 

View this post on Instagram

 

#rrinshpi

A post shared by Tayna (@tayna) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë