Loading…

Të arrestuarit tashmë janë depërtuar në Turqi

  • 29/03/2018 | 16:22

Të arrestuarit tashmë janë depërtuar në Turqi

Drejtori i institucionit Gulistan, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme janë depërtuar në Turqi.


Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës Urim Vokshi, i cili ka thënë se janë depërtuar pa iu dhënë mundësia të kontaktojnë më familjen apo avokatin.

“Fatkeqësisht mund ta konfirmoj që është e saktë, të njëjtit para gjysmë ore më njoftuan prej Policisë së Kosovës që janë depërtuar për Turqi pa iu dhënë mundësia me kontaktuar familjen apo avokatin, pa ju ofruar asnjë e drejtë ankese. Është nxjerrë vendimi që të njëjtit janë persona gjoja të rrezikshëm për shtetin e Kosovës  dhe duhet me u depërtuar në mënyrë direkte dhe nuk iu ka dhënë asnjë e drejtë ligjore e garantuar për t’u ankuar ose për t’u konsultuar me avokatin në lidhje me veprimet, të cilat duhet marrë”, tha ai.

Vokshi tha se do të ushtrojnë ankesë, por u shpreh skeptik se tashmë të depërtuarit mund të kthehen në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë me procedurën e rregullt për të ushtruar të drejtën e ankesës për ta dërguar rastin deri në gjykatë, megjithatë fatkeqësia se edhe nëse fitohet rasti në gjykatë problem do të jetë ekzekutimi i tij, pasi shteti turk vështirë se do t’i kthejë ata mbrapa, kur dihet se ata në Turqi janë duke u kërkuar si mbështetës të Gulenit dhe ka rrezik që të njëjtit të jenë pjesë e torturave dhe trajtimeve çnjerëzore”, tha Vokshi,

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë