Loading…
Të burgosurit në treg të punës: Nga java e ardhshme mund ti punësoni të diciplinuarit
  • 25/08/2019 | 09:13

Të burgosurit në treg të punës: Nga java e ardhshme mund ti punësoni të diciplinuarit

Të burgosurve në Kosovë së shpejti do t’u lejohet të bëjnë punë edhe jashtë ambientit të burgjeve. Kjo do të bëhet e mundur përmes një udhëzimi administrativ që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi,  njoftoi se javën e ardhshme me anë të një udhëzimi administrativ disa të burgosur do të kenë mundësinë të dalin nga burgu në ora 8 të mëngjesit për të punuar në kompani private dhe në mbrëmje të kthehen prapë ta bëjnë gjumin në burg, shkruan Ekonomia Online.

“Të burgosurit që janë shfrytëzues të vikendeve, por që nuk kanë shkelje të rregullores së brendshme të ShKK-së mund ta trajtohen në burgun e tipit të hapur. Ata që trajtohen në burgun e tipit të hapur, presin diku nga java e ardhshme të nënshkruhet udhëzimi administrativ që të gjithë atyre t’u lejohet puna jashtë. Pra, ata munden në orën 8 në mëngjes me dalë nga burgu, me shku me punu në ndonjë kompani private dhe në mbrëmje ta bëjnë gjumin në burg”, tha ai.

Thaçi tha se ka disa projekte që zhvillohen sa i përket rehabilitimit dhe risocializimit të të burgosurve.

“Ka profile të ndryshme si në fushën e Bujqësisë të burgosurit kryejnë veprimtari, në Zdrukthuari, Ujësjellës, Rrymë, IT, e disa profile tjera ku të burgosurit mund të kryejnë trajnime të ndryshme që të jenë të përgatitur pas përfundimit të burgut dhe të jenë pjesë e shoqërisë”, tha ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë