Loading…

Të çmendur: Koreja e Veriut teston raketat në kohë pandemie

  • 10/04/2020 | 10:13

Të çmendur: Koreja e Veriut teston raketat në kohë pandemie

Lideri Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri edhe një stërvitje ushtarake me raketa balistike me rreze të shkurtër, para mbledhjes së njoftuar të parlamentit që do të mbahet përkundër pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Në testimin e fundit të mbajtur në Korenë e Veriut super komuniste mori pjesë edhe këmbësoria që godiste caqet me minahedhës.

Siç kishte njoftuar agjencia e lajmeve shtetërore koreane veriore KCNA “stërvitjet janë mbajtur me synim të përforcimit të gatishmërisë ushtarake të shtetit”.

Mekanizmi i propagandës të këtij regjimi pervers, KCNA, shtoi se “një entuziazëm i madh i kaploi të gjitha njësitet ushtarake të artilerive derisa po ushtronin nën vështrimin e liderit suprem”.

Koreja e Veriut pretendon se nuk ka asnjë rast të infektimit me korona virusin e ri, por shtoi se po vazhdon testimin dhe ka vendosur më shumë se 500 njerëz në karantinë, pretendime këto që rrallë kush i beson./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë