Loading…

Të dërguarit e Trumpit nisin takimin me Thaçin dhe Haradinajn

  • 27/02/2019 | 16:40

Të dërguarit e Trumpit nisin takimin me Thaçin dhe Haradinajn

Ka nisur tashmë takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley.


Delegacioni që udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, ka shkuar në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi.

Në takim është edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Por sipas informacioneve, nuk është i pranishëm kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndryshe, ky delegacion me zyrtarë amerikanë kanë qëndruar dy ditë në Beograd, me ç’rast të hënën janë takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë