Loading…

Të dhënat e reja rindezin debatin për strategjinë e vaksinimit kundër koronavirusit

  • 26/02/2021 | 13:55

Të dhënat e reja rindezin debatin për strategjinë e vaksinimit kundër koronavirusit

Hulumtimet e reja në SHBA, Skoci dhe Izrael po shtojnë mbështetjen për strategjinë e shtyrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Një analizë e rezultateve reale të vaksinimit në Izrael me dozën kompanisë Pfizer, të botuar në fillim të kësaj jave në revistën shkencore The New England Journal of Medicine, ka zbuluar se vaksina ishte 60 % në parandalimin e infektimit të dokumentuar 21 deri 27 ditë pas dozës së parë, dhe 92 5 efektive pas 7 apo më shumë ditësh pas dozës së dytë.

Por doza e parë ishte konsiderueshëm më efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe shtrirjes në spital për të njëjtën periudhë, me efikasitetin respektiv prej 80 % dhe 78 %. Dy doza ishin 92 & efektive në parandalimin e sëmundjes dhe 87 % efektive në parandalimin e shtrirjes në spital.

Analiza e publikuar në revistën shkencore britanike The Lancet të vaksinës së AstraZeneca, ka gjetur se intervali kohor mes dy dozave të vaksinave ofron mbrojtje më të mirë sesa një më i shkurtër.

Gazeta amerikane The New York Times ka raportuar se sipas studimeve që po shtohen sugjerojnë se njerëzit paraprakisht të infektuar me Covid-19 janë mjaftueshëm të mbrojtur nga doza e parë  vaksinës.

Agjencia publike amerikane për ilaçe dhe ushqim (FDA) këtë javë ka publikuar hulumtimin e tyre për efikasitetin e vaksinës me vetëm një dozë të Johnson & Johnson, që ishte rritur pas një intervali. Pas 28 ditësh, vaksina ishte 85.9 % efektiv në parandalimin e sëmurjes së rëndë në SHBA.

Tani ka mjaftueshëm të dhëna për mbështetjen e shtyrjes së dozës së dytë të vaksinave të Pfizer dhee Moderna, për të shtuar numrin e njerëzve të mbrojtur.

Dhe variantet e dala e bëjnë këtë tani më urgjente, kanë argumentuar dosa ekspertë të shëndetësisë publike në një dokument këtë javë që bënte thirrje që agjencitë amerikane të shëndetësisë të ri shqyrtonin të dhënat.

Në anën Business Insider ka raportuar se hulumtuesit skocezë kanë publikuar një draft të studimit që sugjeronte se mbrojtja nga një dozë e vetme mund të zbresë pas 5 javësh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë