Këtë të diele në Prishtinë pritet të mbahet maratona humanitare e babadimrave.
Kryeqyteti do të mbushet me më shumë se 1000 babadimra, të cilët do të vrapojnë për çështje humanitare. Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për familjet në nevojë, në mënyrë që edhe ata të kalojnë festat e fundvitit si gjithë të tjerët.
Për një muaj, pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe shumë fytyra të njohura publike.
Maratona e Babadimrave pritet që të fillojë në orën 12:00 të dielën. Kostumi për të marrë pjesë në këtë maratonë kushton 10 euro, të cilën mundë ta bleni në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, ku edhe do të jetë pikënisja e maratonës.
Ideatori i kësaj fushate , Jusuf Islami ka thënë se ky organizim do të jetë tradicional dhe çdo vit e më shume do të mbështetet nga qytetarë, organizata dhe kompani të ndryshme.
Projekti i “Bëhu Babadimër – gëzo një familje!”, organizohet nga OJQ Projekti 5 Cent /gazetametro.net