Loading…

Të diplomuarit do të futen në test shtetëror

  • 29/12/2016 | 23:23

Të diplomuarit do të futen në test shtetëror

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka bërë të ditur se do të ketë një test shtetëror për të diplomuarit. Sipas tij, të diplomuarit nuk do të aplikojnë për punë pa e kaluar këtë test.

“ Të gjithë studentët që diplomojnë në kolegje private apo publike, nuk do të aplikojnë në punë pa e dhënë një test shtetëror. Ata do të maten me testin shtetëror, test ky që do të pasqyrojë diplomimin e tyre. Do të ketë 50 pyetje nga fusha të ndryshme. Fillimisht do të shkojmë me gjashtë profesione dhe kjo do të mundësojë që të ngritët cilësia”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, kjo do të ndikojë që kolegjet dhe universitetet do të ngritin cilësinë. Ai shprehet se në vitin 2017 do të vihet ky test në praktikë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë