Ylli Hoxha, asambeist nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni duhet të japin dorëheqje, dhe ndaj tyre të zhvillohet hetim.
“Autoritet tjetër, i painkriminuar, duhet ta përcaktojë se kush do t’i hetojë këta dy dhe tërë rrjetin e përfshirë, pa e përjashtuar edhe Scotland Yardin!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e tij në Facebook.