Loading…

Të drejtat e personave me aftësi të veçanta, obligim kushtetues

  • 30/11/2016 | 12:02

Të drejtat e personave me aftësi të veçanta, obligim kushtetues

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovcin, me të cilin kanë bashkëbiseduar për punën që po bën kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, presidenti Thaçi ka thënë se është obligim i të gjithëve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi, të cilat ndalojnë diskriminimin e këtyre grupeve në arsimim, shëndetësi, në punësim dhe shërbime tjera.

“Të drejtat e personave me aftësi të veçanta nuk duhet të mbesin vetëm të parashkruara në ligjet tona, por edhe të zbatohen me përpikëri. Është obligim i të gjithëve”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka thënë se duhet një angazhim më i madh për një përfshirje më të madhe të kësaj kategorie në tregun e punës.

Ai ka shtuar se ligjet në fuqi nuk janë duke u zbatuar nga shumë institucione publike, ku punësimi i personave me aftësi të veçanta është i garantuar.

Me këtë rast, presidenti Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, kompanive publike, por edhe atyre private që të punësojnë më shumë persona me aftësi të veçanta, ngase numri i të punësuarve mbetet ende i ulët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë