Loading…

Të dua në film

  • 30/11/2016 | 12:53

Të dua në film

Bardh e zi, me ngjyra apo të animuara, teknologjia ndryshon dhe bashkë me të vazhdon dhe magjia e kinemasë që na bën të na rrahin zemrat fort.

11 shprejhe dashurie që mund ti shpërndani me pasion, që ju emocionojnë dhe ju bëjnë të ndiheni në paqe.

Mirëmëngjes princeshë
Është një histori e thjeshtë dhe jo e lehtë për tu treguar, ashtu si në një përrallë ka dhimbje, dhe si përrallë është plot me mrekulli e lumturi (La vita e bella, 1997, Roberto Benigni)

E paharrueshme
Nuk kam folur për të deri tani, me asnjë, as me gjyshin tënd: zemra e një femre është një oqean i thellë sekretesh. Por tani e dini që ishte një njeri me emrin Jack Dawson, dhe ai më shpëtoi, në të gjitha mënyrat që mund të shpëtosh një njeri. Nuk kam madje as një foto të tij, nuk kam asgjë të tij… jeton vetëm në kujtimet e mia. (Titanic, 1997)

Ne
Do të kthejmë rastin në fat (Tango e fundit në Paris, 1972)

Kur jemi bashkë
Unë kam frikë nga gjithçka, ajo që ëndërroj, që bëj, që them, e mbi të gjitha kam frikë se nëse iki nga kjo dhomë nuk do të provoj kurrë atë që po provoj tani…. tani që jam këtu me ty (Dirty Dancing, 1987)

Ti nuk shqetëson kurrë
Më merr! Edhe nëse është vonë ti… më merr! (Harry të prezantoj Sally, 1989)

Dashuri
Është e mrekullueshme, Molly, dashuria që ke brenda. Merre me vete (Ghost, 1990)

Mos ik
Mund të rri pak më shumë? Qëndro përgjithmonë (Notting Hill, 1999)

Më puth
Por nëse nuk heq pazmoren si do më puthësh? Çfarë? Kjo nuk ishte në programin e punës! Ndoshta është një bonues (Shrek, 2001)

Koha, një dhuratë
Gjithmonë momentet që kemi kaluar bashkë, gjithmonë momentet, gjithmonë dashuria, gjithmonë orët (The Hours, 2002)

Keqardhjet
Nëse ai niset dhe ti rri këtu, një ditë do të ndjesh keqardhje. Jo sot, dhe ndoshta as nesër, por herët a vonë dhe për gjithë jetën (Casablanca, 1942)

Pritja
Dashuria ime, po të pres. Sa e gjatë është një ditë në errësirë, apo një javë (Pacienti anglez, 1996).

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë