Loading…

Të enjten moti i nxehtë përsëri, pjesërisht vranët

  • 16/09/2020 | 23:40

Të enjten moti i nxehtë përsëri, pjesërisht vranët

Të enjten mot shumë i ngrohtë dhe shtim i vranësirave. Gjatë paradites pjesërisht do të jetë vranët me shtim të tyre gjatë ditës, transmeton Gazeta Metro.


Në detin Mesdhe është duke u zhvilluar një ciklon, që ditën e premte mund të shndërrohet në një uragan të Mesdheut. Ky sistem pritet të sjellë të reshura më të mëdha dhe erëra të fuqishme përgjatë brigjeve perëndimore të Greqisë, ndërsa në vendin tonë parashihet të ketë vetëm shtim të vranësirave, e gjasat për të reshura në parashikimet e ditëve të fundit janë zbehur.

Riga lokale shiu mund të ketë pasditen e së enjtes rreth viseve malore dhe aty këtu pasditen e ditës së shtunë.
Temperaturat mbeten ndjeshëm të larta edhe ditën e enjte, nga dita e premte do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të lëvizin nga 11C deri në 14C, e nga dita e diel zbresin edhe nën 10C. Maksimalet parashihet të zbresin nga 27C, të enjten, në 23C deri 25C në fundjavë.

Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, të premten me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë