Vetura e të fejuarit të Jlo është thyer dhe grabitur të dielën në San Francisco, në të cilën vodhën gjësende që kapnin vlerën 500 mijë dollarë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas autoriteteve policorë ngjarja ka ndodhur në 10 të mëngjesit përderisa Alex Rodriguez ishte në stadium duke ndjekur ndeshjen Phillies- Giants.
Hajnat kanë vjedhur bizhuteri, një aparat fotografik, një laptop dhe pajise elektrike që kapin shumë 500 mijë dollarë.
“Më vjen keq që u morën disa sende që të natyrës personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato” ka thënë i fejuari i Jennifer Lopez.
Autoritetet policore kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë rast me prioritet të lartë./gazetametro.net