Loading…

Të gjitha ‘gafat’ e princit Phiplip

  • 05/05/2017 | 12:31

Të gjitha ‘gafat’ e princit Phiplip

Bashkëshorti i mbretëreshës britanike, princi Philip, i cili ka paralajmëruar që deri në vjeshtë do të del në pension, do të mbetet në kujtesë të publikut për nga gafët dhe lapsuset të cilat i ka thënë gjatë vizitave zyrtare.


Agjencia France Press e ka bërë një retrospektivë të gafëve më të mëdha dhe barsoletave shpesh politikisht jokorrekte. Princ Philip në vitin 1984 në Keni, derisa një grua i dhuronte lule, ka thënë “Ju faleminderit zonjë … Ju jeni grua apo?”, shkruan gazetametro.net

“Do të më burgosnin sikur të kisha një zinxhir si në atë fustan”, i kishte thënë princi me humor një polici në vitin 2012, derisa kalonte një bionde atraktive me fustan provokues.

Princi i ka zhgënjyer miliona amvise në vitin 1966 kur kishte thënë  se “britaniket nuk din të ziejnë”.

“Si duket po bëheni gati për shtrat”, i ka thënë Philip në vitin 2003 presidentit nigerian Olusegun Obasanjo, i cili e mbante veshjen tradicionale.

Pas koncertit të Tom Jones në vitin 1969, Philip e uron këngëtarin dhe e pyet: “Me çka e shpërlani gojën, me gur?”

Gjatë në darke në Romë në vitin 2000, kryeministri italian Giuliano Amato i ofron princit verë italiane në çka ai përgjigjet: “Le të më bien birrë. Po më kërcet se prej nga është, vetëm le të jetë birrë”.

“Ah, a ju e vozitni këtë veturë të pështirë? Shpesh e kam vërejtur këtë veturë se si shkon kah pallati Windsor”, i ka thënë Philip këngëtarit Elton John.

“Mos rrini shumë gjatë këtu sepse do të përfundoni me sy të pjerrët”, i rekomandoi Philip studentëve britanik gjatë vizitës në Kinës.

Princi një grupi valltarësh zezakë në vitin 2009 i kishte thënë: “A jeni të gjithë nga familja e njëjtë?”Ndërsa gjatë vizitës në Australi më 2002 e kishte pyetur një aborixhin: “A rreheni ju ende me shtiza?”

Ai i kishte thënë një studenti i cili ishte kthyer nga Papa Guinea e Re: “Pra, arritët që të shpëtoni pa ju ngrënë!” Në vitin 1994 e kishte pyetur një banor të pasur të Ishujve Kajman: “A e keni ju prejardhjen nga piratët?”

Prinici në vitin 1999 në vizitë në një fabrikë skoceze, në lidhje me një orë elektrike jo të saktë, i kishte thënë punëtorëve: “Me siguri e ka instaluar ndonjë indian”.

“Si arrini t’i bindni njerëzit  të mos pinë derisa marrin provimin e vozitjes?” e kishte pyetur një instruktor të vozitjes në Skoci në vitin 1995.

Philip’i në vitin 2013 i kishte thënë motrave medicinale  nga Filipinet “Me siguri Filipinet janë gjysmë të zbrazët, pasi që në shërbimin mjekësor britanik të gjitha janë filipinase”.

Gjatë recesionit në vitin 1981, Philip’i të papunëve i kishte thënë: “Asgjë nuk kuptoj. Më parë donit të kishit më tepër kohë të lirë, e tani po ankoheni se nuk keni punë”.

“Sa njerëz i keni mashtruar me këtë trik?”, e pyeti princi në vitin 2012 një njeri në karrocë të invalidëve. Ai gjatë vizitës institutit për fëmijë me invaliditet, një orkestri të rinjve të cilët ishin të shurdhër, në vitin 1999 në Uels kishte thënë: “Nuk është çudi që janë të shurdhër kur dëgjojnë muzikë me aq zë të lartë”.

Princi i kishte thënë një djali 13 vjeçar, i cili ëndërron të bëhet astronaut: “Je shumë i trashë, nuk kishe mundur të fluturosh deri atje”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë