Qeveria e Kosovës dje miratoi masat e reja kundër koronavirusit dhe bëri rankimin e ri të komunave.
Orari i punës së gastronomisë është zgjatur, po ashtu edhe ora policore në Zonën e Kuqe është shkurtuar.
Komunat që janë në Zonën e Kuqe do të kenë kufizim të lëvizjes nga ora 21:30 deri në ora 05:00.
Gastronomia në Zonën e Kuqe mund të punoj deri në ora 21:30. Kurse komunat që janë në Zonën e Gjelbërt dhe të Verdhë, nuk kanë orë policore. Lokalet në këto dy zona mund të punojnë deri në ora 22:00.
Komunat që janë në Zonën e Kuqe: Prishtina, Podujeva, Mitrovica e Jugut Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.
Komunat që janë në Zonën e Verdhë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia.
Ndërkohë, në Zonën e Gjelbër janë 23 komuna: Pejë, Kllokot, Ferizaj, Malishevë, Deçan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Junik, Gjakovë, Shterpcë, Klinë, Istog, Novobërdë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Graçanicë, Mamushë, Partesh dhe Ranillugë.