Loading…

Të gjitha rrugët e Kosovës të kalueshme

  • 18/01/2017 | 15:38

Të gjitha rrugët e Kosovës të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se trafiku në vend edhe pas reshjeve të mbrëmshme të borës po vazhdon të zhvillohet pa problem.


“Reshjet e mbrëmshme të borës nuk shkaktuan probleme në zhvillimin e trafikut, meqë kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me menaxherët rajonalë dhe ekipet mbështetëse të MI-së, në vazhdimësi kanë monitoruar dhe kanë mirëmbajtur të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend”, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie, transmeton gazetametro.net.

brezovica-3-1

Ky angazhim i ekipeve të MI-së ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa pengesa.

Po ashtu, ka vazhduar bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin e papenguar të banorëve edhe në zonat e thella malore, ku sasia e borës është më e madhe.

Sipas kësaj Ministrie në vazhdimësi po punohet edhe në rrugët rreth qendrave të turizmit dimëror, të cilat janë të vizituara më shumë nga qytetarët, si Brezovica, Prevalla etj, në mënyrë që të evitohen mundësitë e paraqitjes së vështirësive në rrugë, transmeton gazetametro.net.

Ministria e Infrastukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore për udhëtim dhe të respektojnë ligjin. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë