Loading…

Të gjithë ata që kanë Malin e Zi në zemër le ta votojnë Milo Djukanovic, thotë ish politikani serb Zarko Korac

  • 31/03/2023 | 18:27

Të gjithë ata që kanë Malin e Zi në zemër le ta votojnë Milo Djukanovic, thotë ish politikani serb Zarko Korac

Ish zëvendës kryeministri dhe intelektuali liberal serb Zarko Korac, ka mbështetur presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Djuikanovic, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me dy prill ku kundërkandidat është Jakov Milatovic, i cili mbështetet nga krahu politik i ‘botës serbe’, transmeton Gazeta Metro.


“Kur paraardhësit e juaj trima e krijuan shtetin e pavarur të Malit të Zi që u pranua nga ana e fuqive të mëdha europiane në Kongresin e Berlinit, ata nuk i kishin borxh askujt, e bënë pa ndihmën e askujt. Shtetin e humbët me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e ripërtëritë më 2006’në me referendum” tha Korac.

Në vazhdim ish deputeti i kuvendit serb Korac njoftoi se në këto zgjedhje qytetaret dhe qytetarët e Malit të Zi e kanë të lehtë përzgjedhjen.

“Me votimin për Milo Djukanovic, po votoni për vazhdimësinë e një Mali të Zi të pavarur dhe sovran që s’i ka borxh askujt, siç nuk i kishte përgjatë historisë” shtoi ai./gazetametro.net

Zyrtari i lartë i partisë së Vucic e zbulon synimin qeverisë serbe, ‘me 2 prill fundoset Mali i Zi’

Lojë e dyfishtë e Vucic në Mal të Zi: Pro Mandic sa për sy e faqe, a e gjithë mbështetja për ‘të moderuarin’ Milatovic nga prapa perdeve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë