Loading…

Të gjithë demokratët kundër simpatizuesit të komunizmit Bernie Sanders në SHBA

  • 26/02/2020 | 19:06

Të gjithë demokratët kundër simpatizuesit të komunizmit Bernie Sanders në SHBA

Senatori amerikan Bernie Sanders ishte shënjestra e rivalëve të tij për emërimin kandidat presidencial demokrat në debatin e fundit televiziv të mbajtur të martën në Çarleston të Karolinës së Jugut. Sanders është kryesuesi i garës në nivel kombëtar pas fitoreve në tre zgjedhjet e para paraprake, por rivalët e tij thonë se socialisti nga demokratët do të humbiste ndaj presidentit republikan Donald Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit.


Në konfrontimin ballë për ballë në debatin e organizuar nga CBS News, Sanders, një i pavarur nga Vermonti i cili u radhit me demokratët në Senat, u pyet se si do t’i bindte votuesit se do të ishte një drejtues më i mirë i ekonomisë sesa Presidenti Trump, me gjithë rritjen e tregut të aksioneve dhe zhvillimin e madh ekonomik në SHBA.

“Vitin e kaluar, rritja reale e pagave për një punëtor mesatar ishte më pak se 1%. Gjysma e njerëzve jetojnë duke pritur nga një rrogë tek tjetra … Kjo nuk është një ekonomi që punon për popullin amerikan por një ekonomi, që punon për 1% të popullit. Ne do të krijojmë një ekonomi për të gjithë, jo vetëm për kontribuesit e pasur të fushatës”, përsëriti senatori Bernie Sanders, një pohim që pak ekonomistë e pranojnë.

Sanders ka premtuar të zgjerojë Medicare, programin e sigurimeve shëndetësore për të moshuarit amerikanë, për ta vënë atë në dispozicion për të gjithë, pavarësisht nga mosha. Por rivalët e tij, përfshirë senatoren e Minesotës, Amy Klobuchar, pretendojnë se planet e Sandersit për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mirëqenies sociale për shëndetin dhe arsimin do të ishin shumë të kushtueshme, askush nuk mund as të parashikojnë atë dëm që do të shkaktonte ai shpenzim, një që dihet është që do të shkonte me trilionë dollarë amerikanë. Madje Sanders as nuk brengoset sesa do të kushtonte e refuzon të përgjigjet për këtë çështje kur pyetet duke e anashkaluar.

“Jo, matematika flet ndryshe. Në një emision televiziv këtë javë ai tha se nuk do të shpjegonte me hollësi shpenzimet për planin. Epo, më lejoni t’ju them se për sa shpenzime bëhet fjalë – afro 60 trilion dollarë. A e dini se sa është kjo shumë për të gjitha programet e tij? ”

“Nuk është e vërtetë”  u përgjigj Senatori Sanders por Senatorja Klobuchar nuk e mbylli me aq.

“Kjo është sa tre herë ekonomia amerikane, jo qeveria federale, e gjithë ekonomia amerikane”, tha senatorja Klobuchar.

Ish nënpresidenti Joe Biden përdori rastin e një sulmi me armë në një kishë kryesisht afrikano-amerikane në Çarlston në vitin 2015 për të sulmuar Sandersin për kundërshtimin e tij të mëparshëm me legjislacionin që do t’i mbante prodhuesit e armëve përgjegjës për dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara.

“Bernie votoi pesë herë kundër projekt-ligjit Brady, dhe kërkoi një periudhë pritjeje vetëm prej 12 orësh. Unë nuk po them se ai është përgjegjës për nëntë vdekjet në atë incident, por vrasësi nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte atë armë me një periudhë pritjeje sa ajo që kisha sugjeruar unë”, tha zoti Biden.

Kundërshtarët e Sanders kanë thënë gjithashtu se vlerësimet e tij të favorshme për dekada të tëra për diktatorë të tillë të majtë, si Fidel Castro i Kubës do të refuzoheshin nga votuesit e moderuar dhe konservatorë në pjesë të caktuara të vendit. Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg madje sugjeroi që Sanders po përdorej nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Donald Trump mendon se do të ishte më mirë që ai të jetë President. Unë nuk mendoj kështu. Vladimir Putin mendon se Donald Trump është – duhet të jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, dhe kjo është arsyeja pse Rusia po ju ndihmon të zgjidheni kandidat në mënyrë që të humbisni”, tha zoti Bloomberg.

Debati vjen vetëm katër ditë para se Karolina e Jugut, me 54 delegatët e saj kombëtar në lojë, të mbajë zgjedhjet paraprake. Biden, i cili dikur ishte kryesues i garës, mban një epërsi të ngushtë ndaj Sandersit në Karolinën e Jugut, por vëzhguesit thonë se ekziston mundësia që Sanders gjithashtu mund të fitojë shtetin, duke e vendosur atë në një pozicion komandues përpara të ashtuquajturës “Super e Marta” votimi tre ditë më vonë, kur vendosen se kush do të marrë më shumë se 1300 delegatë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë