Loading…

Të gjithë e dëshirojnë Wernerin, por kanë vetëm edhe 13 ditë kohë për të transferuar atë

  • 03/06/2020 | 08:14

Të gjithë e dëshirojnë Wernerin, por kanë vetëm edhe 13 ditë kohë për të transferuar atë

Futbollisti më i kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës padyshim që do të jetë sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner.


Pak para shpërthimit të krizës së koronavirusit, transferimi i tij te Liverpool praktikisht dukej e kryer. Ylli i Kombëtares së Gjermanisë, ditë më parë tronditi Bayern Munich, duke iu thënë se nuk është i interesuar për bavarezët, dhe se Liverpool është klubi i tij i preferuar për të vazhduar karrierën.

Por, shfaqja e koronavirusit ndikoi në të ardhurat e klubeve të futbollit, me Liverpool që tani nuk duken të gatshëm të pagujanë klauzolën e futbollistit prej 60 milionë euro.

‘The Reds’ do të dëshironin të negocionin një tjetër marrëveshje për transferimin e Werner, por nuk të realizojnë blerjen e tij për çmimin 60 milionë euro.

Ditëve të fundit Werner është futur në listën e dëshirave të shumë skuadrave, si Inter, Chelsea, Juventus dhe Manchester United.

Por, të gjitha këto skuadra kanë kohë vetëm edhe 13 ditë për të aktivizuar klauzolën e lojtarit prej 60 milionë euro, dhe pas datës 15 qershor, RB Leipzig do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e 24 vjeçarit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë