Loading…

Të gjithë e panë se ishte gol më dorë, madje edhe gjyqtari, por sërish u pranua

  • 29/01/2022 | 12:10

Të gjithë e panë se ishte gol më dorë, madje edhe gjyqtari, por sërish u pranua

Futbollistët e Sepsit mposhtën 3:1 Universitate Craiove në Sfant Gheorghe në raundin e 23-të të Ligës 1 Rumune dhe ndeshja u vendos nga sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Elvir Koljiç.


Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Luckassen, ndërsa nëntë minuta më vonë në skenë doli Koljiq, i cili me mashtrim ka shfrytëzuar gabimin e arbitrit dhe ka sjellë golin e barazimit për mysafirët.

Gjegjësisht, pas pritjes së portierit vendas, Koljiq e futi topin në rrjetë me dorë dhe filloi të festojë golin, gjë që në fund u pranua.

Trenutak kada je Koljić postigao gol rukom (Foto: Screenshot)

Vendasit i sinjalizuan menjëherë gjyqtarit se goli ishte shënuar në mënyrë të parregullt, por Calin nuk e ndryshoi vendimin, por tregoi me gisht në qendër të fushës.

Ky ishte goli i katërt i sulmuesit në kampionatin rumun.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Achahbar shënoi dy gola për vendasit në harkun e vetëm shtatë minutave dhe kështu i solli fitoren e merituar Sepsit.

Universitatea Craiova qëndron në vendin e pestë në kampionatin rumun, ndërsa Sepsi në vendin e nëntë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë