Loading…

‘Të gjithë në bashkëqeverisje me Listën Serbe’, Klinaku tregon kush i rrëzon qeveritë

  • 04/08/2022 | 17:41

‘Të gjithë në bashkëqeverisje me Listën Serbe’, Klinaku tregon kush i rrëzon qeveritë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj partive politike, për akuzat ndaj njëri tjetrit për partneritetin me Listën Serbe, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se dihet se të gjithë ishin dhe janë në bashkëqeverisje me të.

Ai ka shtuar se qeveritë i ka rrëzuar dhe i rrëzon dialogu e që bëhet me votë të deputetëve.

Postimi i plotë:

Akuza ndaj njëri-tjetrit se kush është partner me listën serbe, kur dihet se ishin dhe janë në bashkëqeverisje të gjithë.

Nëse nuk di apo nuk do është çështje tjetër, por qeveritë i ka rrëzuar dhe i rrëzon dialogu e natyrisht që kjo bëhet me votë të deputetëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë