Loading…

Shefat e partive zbarkojnë në Drenas

  • 04/12/2016 | 13:23

Shefat e partive zbarkojnë në Drenas

Sipas vëzhguesve të partive politike; PDK’së, LDK’së dhe NISMA’s deri më tani kanë votuar gjithsej 7000 persona, nga 24.000 votues aktiv sa zakonisht votojnë në komunën e Drenasit (duke pasur për bazë zgjedhjet e vitit 2013.)

Sipas burimeve të Gazetës Metro në Drenas përveç që procesi zgjedhor po shkon mbarë dhe qetë, poashtu në mesditë po vërehet edhe një mobilizim i madh i partive politike garuese në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Të gjithë shefat e partive kryesore, duke përjashtuar këtu vetëm kryeministrin Isa Mustafa, kanë shkuar në Drenas për të mobilizuar elektoratin e tyre në ditën që po vendoset i pari i komunës për një vit.

Atje tani ndodhen Kadri Veseli, Fatmir Limaj, e Behgjet Pacolli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë