Loading…

Të hënën hapet konkursi për anëtar të bordit të Telekomit të Kosovës (Dokument)

  • 29/01/2017 | 15:42

Të hënën hapet konkursi për anëtar të bordit të Telekomit të Kosovës (Dokument)

Telekomi i Kosovës, përveç telasheve të mëdha financiare, së fundmi nuk ka as bord të drejtorëve funksional. Ani pse prej kohës kur është ndryshuar menaxhmenti, me zgjedhjen Argon Mustafa, në krye të kompanisë, vendimet e bordit të Telekomit të Kosovës, nuk janë marrë shumë seriozisht prej menaxhmentit.


Kjo është dëshmuar në dy vitet e fundit, ku bordi nuk ka lëshuar asnjë njoftim, komunikatë për të njoftuar për vendimet e marra të përbashkëta. Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se në fillim të javës së ardhme zyra e kryeministrit të Kosovës, do të shpallë konkursin për anëtarë në borde të kompanive publike.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherit zëdhënës i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë për KosovaPress, se shumë shpejtë do të shpallet konkursi për kryetar dhe anëtarë të bordit të Telekomit të Kosovës. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Komisioni Britanik.

Abrashi: Përzgjedhja e anëtarëve të bordeve dhe pozitat e larta do të bëhet përmes Britanike

“Një numër i madh i bordeve, gjithashtu edhe pozitat e larta shtetërore si sekretar të përgjithshëm, zyrtarët, kryeshefat e agjencioneve, parashihet të zgjidhen nga një komision ose mbikëqyrje, ashtu siç parasheh marrëveshja e nënshkruar mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryeministrit dhe Ambasadës Britanike. Ambasada Britanike pas nënshkrimit të marrëveshjes ka hap procedura dhe ka zgjedh një kompani, e cila do të monitoroj tërë këtë proces. Kjo ka bërë që një numër i madhe i bordeve dhe pozitave të larta shtetërore të shtyhet, derisa kjo marrëveshje të jetë në gjendje që të implementimet plotësisht. ..E njëjta parashihet edhe me bordet, sikurse bordi i KEK dhe bordet e tjera që veç iu ka skaduar mandati”, tha Aabrashi.

Skeptik se përzgjedhja do të bëhet mbi baza profesionalë, pa përzierje të politikës, është shprehur drejtori ekzekutiv i “Çohu”, Arton Demhasaj.

Demhasaj: Nuk besoj që do të ketë de politizim të anëtarëve të bordit

“Jo unë po mendoj që ndoshta procedura e intervistimit ka me shkuar më mirë se herëve të tjera, për shkak se njerëzit kanë me i intervistu ose komisioni që ka me u kriju, që ka me qenë nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Britanisë, ka me shku më mirë si proces. Mirëpo prapë se prapë nuk pres që njerëzit që kanë me dal prej këtyre kanë me qenë njerëz profesionit për shkak se ata që propozohen, prapë se prapë kanë me qenë njerëz politikë, kështu që krejt ajo çka ka me u bë, vetëm procesi ka me shkuar ndoshta pakë më mirë. Nuk pres që ka me ndodh depolitizomi i bordeve të kompanive publike, derisa partitë politike të heqin dorë prej kësaj”, tha Demhasaj.

Ai ka thënë se deri atëherë kur partitë politike që janë në pushtet nuk heqin dorë për t’i emëruar ose nxitë njerëz që janë të lidhur me partitë, nuk do të ketë njerëz profesional në borde.

Demhasaj: Duhet me ligj të u ndalohet aplikimi njerëzve që vijnë nga politika

“De politizimi i këtyre bordeve nuk ka me ndodhur asnjëherë edhe vazhdimisht kemi me pas borde me njerëz politikë, jo profesional e që deri diku po e degradojnë dhe po e bëjnë shkatërrimin e kompanive publike. Ligji ekziston por nuk e parandalon që njerëzit që kanë qenë anëtar të partive ose që janë të lidhur me parti politike të kandidojnë. ..Unë kisha konsideruar që ndoshta që kishte me qenë e natyrshme me ndalu me ligj që pjesëtaret ose ata anëtar që kanë synime me u bërë pjesë e bordeve të kompanive publike mos me pasur një të kaluar disa vjeçare të lidhur me ndonjë prej partive politike që janë sot“, tha Demhasaj.

Zëdhënësi i Qeverisë dhe ministri i Punës, Arban Abrashi, është zotuar se komisioni do të ndikojë që të depolitizohen bordet. Abrashi mendon se politika tashmë është larguar nga këto emërime.

Abrashi: Politika është larguar nga emërimi i bordeve

“Është fol shumë për politizim të bordeve, pozitave të larta por kjo marrëveshje e ndihmon që të ketë më shumë transparencë edhe njerëz sa më profesional të zgjedhën në ato borde. Mendoj që politika tani është larguar ose gjithë ai spekulim që ka pasur dorë politika largohet.”,  tha Abrashi.

Ai po ashtu ka treguar se marrëveshja me ambasadën Britanike ka një afat deri më 31 mars  2017, por që sipas tij, me marrëveshje parashihet të zgjatet. /gazetametro.net.

unnamed_1485693441-1647089

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë