Loading…

Të hënën vazhdon seanca e Kuvendit

  • 30/11/2021 | 19:08

Të hënën vazhdon seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka caktuar për të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, transmeton Gazeta Metro.


Kryesia e Kuvendit të Kosovës dështoi për herë të gjashtë të mblidhej brenda pak muajsh për mungesë kuorumi.

Opozita e gjithë fajin për këtë ia ka hedhur koalicionit qeveritar.

Mungesa e kuorumit për t’u mbajtur mbledhjet e kryesisë kishte nisur para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa Lista Serbe kohëve të fundit vazhdimisht ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë, të cilat i ka konsideruar të papranueshme kryeparlamentari Konjufca. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë