Fisnik Asllani u rikthye në formacionin titullar të Hoffenheimit pas ndeshjeve me Kosovën, duke dhënë menjëherë kontribut me asistim në humbjen 3:2 ndaj Hamburgut në Bundesligë.
Sulmuesi kosovar asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.
Paraqitjet e tij me Kosovën dhe puna në stërvitje pas kthimit e bindën trajnerin Christian Ilzer që ta aktivizonte nga fillimi.
“Ai ishte në stërvitje gjithë javën dhe u paraqit në një mënyrë të tillë që thjesht nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta vendosnim në formacionin titullar”, ka thënë Ilzer për “DAZN”.
Trajneri austriak ka theksuar gjithashtu se Asllani është në gjendje të mirë fizike dhe se kishte nevojë për më shumë minuta në fushë, pasi kishte luajtur pak me Hoffenheimin në fillim të sezonit.
24-vjeçari ka regjistruar një asistim në tri paraqitje në Bundesligë këtë edicion. Sezonin e kaluar, ai realizoi dhjetë gola dhe nëntë asistime në 33 ndeshje.
Ndërkohë, Hoffenheimi renditet në vendin e parafundit me tri pikë. Në skuadër janë edhe Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, ky i fundit aktualisht jashtë fushave për shkak të lëndimit të pësuar gjatë grumbullimit me Kosovën.