Industria e video lojërave ka arritur 20 për qind më shumë të hyra se viti paraprak dhe do të mbyll vitin me 180 miliardë më shumë, duke mos e ndjerë ndikimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, transmeton Gazeta Metro.
Kjo industri pritet të tejkaloj të hyrat që priten të arrihen nga sportet dh filmat së bashku, të nxitur pjesërisht nga pandemia e koronavirusit që ka detyruar klientët e tyre të mbyllen në shtëpi dhe po ashtu ka krijuar lojtarë të rinj për të njëjtën arsye.
Të hyrat globale të kësaj janë rritur për 20 për qind sipas të dhënave të IDC (International Data Corporation). Kjo shifër tejkalon atë të kohës para koronavirusit që ishte 100 miliardë që filmat kishin sjellë në 2019’n, dhe atë të sporteve prej 75 miliardësh nga ligat kryesore botërore.
Kompania Nintendo kishte raportuar rritje prej 80 për qind të shitjeve të pajisjeve të tyre Switch dhe Switch Lite në mes prillit dhe shtatorit, dhe ka njoftuar se ka parashikuar se do të lëvizë 24 milionë njësi deri në fund të vitit fiskal në mars – rritje nga parashikimi paraprak prej 19 milionësh.
Jo vetëm Nintendo po përfiton nga kërkesa e shtuar. Sony dhe Microsoft kanë hedhur në treg gjeneratën e re të pajisjeve për lojna në muajin nëntor. Kërkesa për Playstation 5 dhe Xbox ishte e papërballueshme se tregtarët nuk mund t’i mbanin në stok.
Sipas analistëve të tregut ky trend nuk pritet të bie përkundër çmimit të lartë për këto pajisje argëtuese lojërash./gazetametro.net