Loading…
Të jesh djali i deputetes së AKK’së në Kosovë: 3 muaj pasi diplomon punësohesh në VALA
  • 14/03/2019 | 20:53

Të jesh djali i deputetes së AKK’së në Kosovë: 3 muaj pasi diplomon punësohesh në VALA

Ilirian Haxhiu, djali i deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Teuta Haxhiu, është punësuar në VALA, transmeton Gazeta Metro.

Metro ka mësuar se djali i deputetës Haxhiu, është punësuar në VALA vetëm 3 muaj pasi ka diplomuar në njërin nga kolegjet private të Kosovës.

Ilirian Haxhiu ka diplomuar në muajin maj të vitit 2018, kurse i njëjti është punësuar në shtator të vitit 2018, vetëm 3 muaj pasi ka diplomuar.

Ai këto i ka bërë të ditura vet në profilin e tij në Facebook, ku me 3 maj të vitit 2018 ka postuar një ‘foto të diplomës’.

Por vetëm 3 muaj pasi përfundoi diplomimin, ai u rehatua në VALA si punëtor i ri.

Për djalin e deputetës Teuta Haxhiu, nuk është dashur që konkursi të ketë kritere sikurse për qytetarët e tjerë që të kenë përvojë pune, madje konkursi për të nuk u publikua fare në faqen zyrtare të Telekomit.

Metro është duke publikuar artikuj me rastin e punësimeve në Telekomin e Kosovës, në ditët në vazhdim do të publikohen raporte të reja dhe punësime skandaloze./gazetametro.net

Vazhdojnë skandalet: Edhe djali i deputetes së AAK’së punësohet në VALA

AAK privatizon Telekomin e Kosovës: Pal Lekaj, Muharrem Nitaj dhe Lahi Brahimaj rehatojnë familjarët e tyre

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë