Loading…

Të kthehesh në vitet e 90’ta

  • 21/12/2016 | 17:53

Të kthehesh në vitet e 90’ta

Të kthehesh prapa në kohë, dhe të shikosh mënyrën sesi kanë jetuar më parë sigurisht që ndryshimet janë shumë të theksuara.


Nëse marrim vitet e 90-ta me kohën që ne jetojmë sot, sigurisht që dallojnë në shumë aspekte. Që nga ajo kohë e deri sot janë pothuajse dy dekada, dhe këto dekada janë dëshmi e madhe e ndryshimeve çdokund, në secilin ambient, shtëpi e hapësira tjera, por ajo që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë është një portret familjar në secilën shtëpi.

Gazetametro.net ka zgjedhur disa fotografi shumë të bukura nga familjarë kinez, rus, japonez, etj, bashkë me pasurinë materiale të tyre, të bëra nga fotografi Peter Menzel.

Menzel është një fotoreporter i njohur amerikan, i cili udhëton nëpër botë për të fotografuar vende të ndryshme të saj, me traditat dhe mënyrën se si jetojnë. Në vitet e 90-ta filloi një projekt të madh për portretet familjare, me titull “Portretet familjare nëpër botë”.

Ai, vizitoi shumë vende nga mbarë bota, dhe u bëri nga një fotografi familjare, dhe ajo çka u pa te këto familje ishte se shumica nga ta jetonin në kushte mesatare.

Kalifornia, SHBA
6281010-medien_foto_rio_material_world_usa-1472127651-1000-a38004f7b0-1472456284
Familja Cavern dhe e gjithë pasuria e tyre materiale, me përjashtim të disa kutive të librave të ruajtura në garazh.
Kina
6281310-9d03a591b2b607ef5717da98cb12f072-1472129356-1000-a38004f7b0-1472456284
Nëntë anëtarët e familjes Wu që jetojnë në 3 dhoma gjumi. Dy radiot dhe një televizor janë pasuria e tyre e e çmuar.
Kuba
6281410-7514792_orig-1472125568-1000-a38004f7b0-1472456284-1
Familja e madhe Kosta jashtë shtëpive të tyre me të gjithë pasurinë e tyre në rrugët e Havanës.
Mongolia
6281160-homes-mongolia-large-1472124372-1000-a38004f7b0-1472456284
Kjo familje jeton në një shtëpi të improvizuar, me tendë të rrumbullakët të mbuluar me lëkurë. Nuk ka energji elektrike, ndërsa për të marrë ujë, ata furnizohen nga një pus publik.
Islandë
6281360-9563162_orig-1472125693-1000-a38004f7b0-1472456284
Familja Thoroddsen që paraqesin pasurinë e tyre në frontin e shtëpisë  me pamje nga porti në Hafnarfjordur, pranë Rejkjavik. Kreu i familjes është një pilot për “Iceland Air”.
Buhtan
6281560-homes-bhutan-large-1472124814-1000-a38004f7b0-1472456284Nalim dhe familja e tij  13 anëtarëshe jetojnë  në një shtëpi jo të përshtatshme në njëkodër. Kafshët dhe zogjtë jetojnë në katin e parë ndërsa familja e Nalim-it në katin e dytë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë