I plotëuar:
Çfarë i tha nënës në telefon Astrit Dehari pas protestës në Prizren?
Xhemile Dehari, nëna e 26 vjecarit, Astrit Dehari në një rrëfim ekskluziv për Rubikon të KTV-së foli për vizitën e fundit që i bëri të birit në qendrës e paraburgimit në Prizren.
“Vizitën e fundit Astriti na ka dal me kmishë e farmerka. Herat tjera na delke me trenerka. Më ra në sy ajo veshja pak më ndryshe. Aty i paskam thënë cka është kjo se mu duk si setër. Më tha është këmisha që e kam kërkuar për gjyq por thashë të ma shihni ju njëherë”, ka thënë ajo.
Nëna shpjegon se pas protestës që u bë para qendrës së paraburgimit, Astriti e telefonoi nënën. Kjo e fundit e pyeti se si po ndihej pas protestës.
“Më tha më kanë bërë të fortë”, theksoi nëna e Astritit.
Vizita e Molliqajt te Astriti e jashtëzakonshme
Kërkesa për vizitën e sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj te Astrit Dehari, në kohën sa ai ishte në paraburgim ishtë bërë me kërkesën e vetë Astritit dhe në ditën që atij i mundësohej zgjatja e vizitës deri në një orë.
Nëna e të ndjerit, Xhemile Dehari në “Rubikon” të KTV-së shpjegoi se pse atë ditë nuk shkoj Molliqaj por miku i familjes, njëherit koleg i vëllait të Astritit, Max Brym, transmeton Koha.net.
“Në atë vizitë Astriti e ka bërë kërkesën, sepse e morrëm vesh që një herë në muaj e ka vizitën një orëshe dhe kërkoj që të vinte Dardan Molliqaj. U ndërrua personi dhe erdhi Max Brym, vizita e ardhshme u bë me Dardanin”, ka thënë ajo.
“Vizita e Dardanit ka qenë e jashtëzakonshme”, shtoi ajo. Dehari shpjegoi se si në ditën tjetër kur shkuan së bashku me Dardanin pritën mbi një orë jashtë qendrës së paraburgimit.
Ajo theksoi se kur hyn brenda ishin vetëm ata dhe sportelet tjera ishin të zbrazura, çka nuk ndodhte në vizitat e zakonshme.
“Brenda kanë qenë vetëm policët dhe sportelet tjera kanë qenë të zbrazura”, theksoi Dehari.
“Vizita e fundit ka qenë me Sami Kurteshin. Lëvizja po na rritet shumë Astrit, i tha Samiu Astritit, këtë fjali e kam në vesh”, shtoi tutje ajo.
Xhemile Dehari foli për fjalët që i biri i thoshte asaj gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.
“Ndalu se po kam qef me ty me bisedu ma shumë. Te Dardani jemi ndal na vetë me herët, aty është shumë ngushtë dhe ne ishim katër persona”, ka thënë ajo.
Tutje Dehari tregoi se çdo vizitë 10 minutat e fundit e kishin lënë vetëm Astritin me bashkëshorten.
“Minimumi 10 minuta i kemi lënë vetë edhe tu thënë Astriti mos na leni vetë se nuk kemi cka të flasim”, përfundoi ajo.
Vizitat në burg te Astrit Dehari
Lejen për vizita gjatë kohë sa Astrit Dehari ishte në paraburgim i kishte marrë gjithmonë babai i tij, Avni Dehari.
Nëna, Xhemile Dehari në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së ka folur mbi të gjitha vizitat që i janë bërë të birit të saj.
Dehari tregoi se vizitën e parë kishte shkuar vetëm me bashkëshorten e Astritit, pastaj të dytën me djemtë e vajzë, Blinin e Lumin, transmeton Koha.net.
Për deklaratat se Blini e Lumi, njëri 3 e tjetri 7 vjeç janë aktivistë të Vetëvendosjes, zonja Dehari nënvizoi “ishalla bëhen”.
“Vizitën e parë kemi shku vetëm unë edhe Arta, Albana ka qenë në punë. Çdo të martë ka shkuar Avnia, vizitën e dytë e kemi bërë me nipat. Vizitën e parë kemi qenë vetëm unë dhe Arta, bashkëshortja e Astritit. Vizitën e dytë e kemi bërë me nipat, Blinin dhe Lumin. E pash se e kanë përmend se janë aktivistë të Vetëvendosjes, ishalla bëhen”, ka thënë ajo.
“Çdo herë Astritin paraprakisht e kemi pyetur, derisa ju dha Egzonit e Hekuranit, atëherë e kam pyetur kë tjetër dëshiron ta shohësh. Vetë Astriti ka caktuar se kush do me ardh, prej atyre që e kanë shprehur dëshnirën”, shtoi tutje Dehari.
Avni Dehari, babai i Astrit e Arbnor Deharit ka folur në “Rubikon” për armët e gjetura në shtëpinë e tij.
Sipas Deharit, armët ishin të shokut të Arbnorit. Para vdekjes së Arbnorit, ai i kishtë kërkuar leje babait të tij që t’i ruante armët e shokut në shtëpi, transmeton Koha.net. Dehari tha se i kishte thënë mos ta bënte atë.
Pas vdekjes, Dehari theksoi se pasi që i kishte gjetur, i kishte mbyllur në një vend pasi i ruante si shenjë të djalit.
Dehari tha se kishte japur deklaratën për të vërtetën mbi armët mirëpo ajo nuk ishte marrë parasysh.
“Më kanë pyetur se kush e merr përgjegjësinë për këto armë, kam thënë përgjegjësia është e imja. Kur është bërë vazhdimi i paraburgimit, armët kanë mbetur mbi Astritin, nuk është marrë për bazë deklarata ime”, ka thënë ai.