Këto foto të mrekullueshme, në të cilat duken disa silueta njerëzish duke luajtur me diellin në një shkretëtirë, janë më të vërtetë mbresëlënëse.
Në to shfaqen dy të rinj të cilët luajnë me një top, i cili në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse dielli. Fotot shumë të veçanta janë realizuar nga një fotograf amator, një i ri 23- vjeçar i quajtur Malek Hammoud Tuwaijri, nga Arabia Saudite.
Djaloshi në foto është student për inxhinieri kompjuterike, dhe ka dashur ta shohë diellin nga një tjetër këndvështrim, për të treguar se sa afër në fund të fundit e kemi diellin, pavarësisht hapësirës së pamasë që na ndan.
“Më pëlqen t’i shoh gjërat në perspektiva të ndryshme. Fëmijët pëlqejnë shumë të luajnë kur është kohë me diell, ndaj unë mendova: Pse të mos luajnë me vetë diellin?”, është shprehur ai
“Na u desh të prisnim gjatë që dielli të ishte në pozicionin e duhur për të shkrepur fotot dhe më pas ne realizuam këto pamje me të cilat jam i kënaqur. Ishte shumë argëtuese të realizoje këto foto, dhe unë shpresoj që ato të sjellin buzëqeshje tek ata që do i shohin”, tha djaloshi 23-vjeçar. /gazetametro.net