Me vranësira dhe intervale me diell parashihet moti edhe për ditën e mërkurë në Kosovë, me mundësi për riga lokale shiu, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat mbesin të larta ndërmjet 5C e 12C.
Me vranësira karakterizohet moti edhe ditëve të ardhshme, e në fundjavë më shumë gjasa për shi dhe rritje temperaturave deri në 13C e 14C.
Mundësi për reshje bore priten në fillim të javës së ardhshme. /gazetametro.net