Loading…

Të mërkurën përfundon rinumërimi i 530 vendvotimeve, pastaj numërohen ato me kusht

  • 21/10/2019 | 16:58

Të mërkurën përfundon rinumërimi i 530 vendvotimeve, pastaj numërohen ato me kusht

Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve, pritet të përfundoj të mërkurën, ndërsa këtë javë pritet  fillojë edhe procesi i numërimit të votave me kusht, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 352 kuti të votimeve. Deklaron se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve do të përfundojë të mërkurën.

Elezi ka thënë se pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të planifikuara do të fillohet me rinumërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë