Loading…

Të mërkurën vijnë një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

  • 01/05/2021 | 22:31

Të mërkurën vijnë një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

Edhe një kontigjent me vaksina kundër koronavrusit do të arrijë në Kosovë të mërkurën, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, duke mos dhënë detaje për sasinë e tyre.

Varhelyi ka hënë se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

Të mërkurën, Komisioneri Varhelyi ka njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë.

Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.

Siç thotë edhe komunikata, vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punëtorët e tyre shëndetësorë, si dhe ata më të rrezikuarit nga pandemia. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.

Kosova në kontingjentin e parë ka marrë 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë