Kështu i shohin sllovakët punëtorët serb të cilët jetojnë dhe punojnë në Sllovaki.
Gastarbajterët serb në Sllovaki, të cilët sa vijnë e shtohen, janë të padëshiruar të banorët, tregon hulumtimi i revistës sllovake “N”.
Revista “N”, e cila parvjet e udhëhoqi kampanjën kundër refugjatëve mysliman, ka publikuar në ballinë të revistës titullin “ata janë të krishterë, por megjithatë ne ju frikohemi”.
Fjala është për 6.000 gastarbajterë nga Serbia në vendin Galanta, për të cilët banorët e Sllovakisë thonë se janë të paedukatë dhe natën shëtisin në tufa nëpër rrugë.
Një sindikalist sllovak pohon se gastarbajterëve serb i mungojnë standardet e higjienës.
Afër deklaratës është publikuar edhe afishja me mbishkrimin “shitorja Tesko në Galantë natën është më e rrezikshme se getoja në Bronks – Mogadishu i vërtetë”.
Gazeta ditore vjeneze “Die Presse”, e cila ka hulumtuar në vendin e ngjarjes gjendjen në Galanta, tregon se është fjala për një fenomen dhe se në ndërkohë në Sllovaki punojnë 35.000 të huaj, sepse në këtë vend mungon fuqia punëtore për fabrika të cilat i kanë bartur makinat e veta nga Evropa për shkak të fuqisë së lirë punëtore.
Përfitojnë në akomodim
Agjencitë për ndërmjetësim të punëtorëve, sipas listës, gjejnë në Serbi numër të mjaftueshëm të punëtorëve, të cilëve, me kontrata të dyshimta, i ofrojnë punë dhe transport deri te fabrikat koreane në Galantë, ku ata fitojnë 2,20 euro në orë.
Në qytete siç janë Shala sllovakët fitojnë në akomodimin e gastarbajterëve.
“I janë treguar objekte të mbi ndërtuara nëpër ndërtesa në të cilat, befasisht për Krishtlindje janë futur shtretër në etazhe. Derisa qytetarët tregojnë se mund t’i shohin serbët derisa flejë, sepse për shkak të ndërtimit të dobët të objekteve, banorët nuk kanë fare privatësi”, transmeton gazeta./gazetametro.net