Loading…

Të rinjtë kosovarë nuk e duan asnjë prej liderëve politikë

  • 24/12/2016 | 12:37

Të rinjtë kosovarë nuk e duan asnjë prej liderëve politikë

Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur rezultatet e sondazhit të realizuar me të rinjtë e moshës 17-21 vjeç.

Qëllimi i këtij studimi ka qenë gatishmëria e të rinjëve për partitë dhe diskutimet politike, për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, për vlerësimet e tyre dhe vlerat për të cilat ata i nxisin për të dhënë votën si dhe për liderët model.

1

Rezultate kanë treguar se të rinjtë e Kosovës nuk e shohin asnjë prej liderëve kosovarë si model.

Sipas rezultateve të këtij studimi ka dalë se të rinjtë e Kosovës, nëse do të duhej ta zgjidhnin një model prej njërit nga liderët e politikës tonë, ata do të votonin për Albin Kurtin me 13.7 për qind duke u pasuar nga Hashim Thaçi me 10.5 për qind, Kadri Veseli me 7.2 për qind dhe Ramush Haradinaj me 5.4 për qind.

Ndërsa Shpend Ahmeti, Isa Mustafa e liderë të  tjerë kanë marrë përqindje më të vogël e disa nuk e kanë kaluar as 1 për qindëshin si Visar Ymeri.

Ndërkohë, sondazhi ka treguar se partia e parë që do ta votonin të rinjtë e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje me 27 përqind, kurse PDK-ja me 20 përqind. /gazetametro.net

2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë