Loading…

Të rinjtë po e transmetojnë më së shumti infeksionin e COVID-19

  • 01/08/2020 | 08:55

Të rinjtë po e transmetojnë më së shumti infeksionin e COVID-19

Rritja e numrit të personave që vuajnë nga COVID-19 në shumë vende është shkaktuar nga fakti se të rinjtë në hemisferën veriore nuk kujdesen për masat mbrojtëse, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe, raporton zëriamerikës.

“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova, duke theksuar se klubet e natës janë vendi që mund të transmetohet më së shumti coronavirusi.

Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm.

Ndryshe, 17.3 milionë raste janë regjistruar në nivelin botëror gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë persona

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë